Skip Ribbon Commands
Skip to main content
Sign In

SEEU News

:

News: Lajmërim për ndarje te kuponave me vlerë-vauçer

Title

Lajmërim për ndarje te kuponave me vlerë-vauçer

Body

Lajmërim për ndarje te kuponave me vlerë-vauçer

Qeveria e Republikës së Maqedonisë npërmjet Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës ka filluar në realizimin e aktiviteteve për realizimin e Proektit per Ndarje të Kuponave me Vlerë- Vauçerëve për furnizim me kompjuterë tablet me tastier të jashtëm për nevojat e studentëve të regullt dhe të studentëve të evidentuar si persona me nevoja të posaçme
Grupi i fokusit për të cilin është i dedikuar ky proekt, bazuar në Ligjin për ndarje të kuponave me vlerë-vauçerëve (“Gazeta zyrtare ne Republikës së Maqedonisë” nr.48/2015 dhe 56/2015 janë:
-      Studentët e regullt të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Maqedonisë të cilët janë anëtarë të familjeve në të cilat bruto të ardhurat e përgjithshme mujore nuk e tejkalojnë vlerën prej 32.741 denarë të cilët në vitin akademik 2014/15 deri më 15 nëntor janë regjistruar në vitin e tretë të ciklit të parë të studimeve dhe
-      Studentët e evidentuar si persona me nevoja të posaçme të cilët në vitin akademik 2014/15, deri me 15 nëntor të regjistruar në cilin do vit të studimeve dhe të cilët janë anëtarë të familjeve në të cilat bruto të ardhurat e përgjithshme mujore nuk e tejkalojnë vlerën prej 32.741denarë
Me qëllim që të lirohen studentët nga harxhimet shtesë dhe shkurtimit të kohës për sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm, më ndryshimet në Ligjin për Ndarje te Kuponave me vlerë-vauçerëve, dëshmitë për përmbushjen e kushteve për ndarje të kuponit me vlerë-vauçerit do të sigurnohen në mënyrë zyrtare.
Për ndarje të kuponit me vlerë-vauçerit, studentët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e lartëpërmendura, deri te shërbimi studentor duhet të dorëzojnë:
-      Kërkesë të plotësuar për ndarje të kuponit me vlerë- vauçerit (mund të meret në shërbimin studentor ose në veb faqen e MSHIA www.mioa.gov.mk/vaucheri);
-      Fotokopje e çertifikatës së nënshtetësisë (pamvarsisht vjetërsisë)
-      Dëshmi së janë persona më nevoja të posaçme (ku qartë shifet se personi është me nevoja të posaçme) për studentët të cilët janë të evidentuar si persona me nevoja të posaçme
-      Fotokopje e aktit te ç’kurorëzimit ose certifikatë e vdekjes për studentët që janë me një ose pa prindër
-      Fotokopje e çertifikatës së kurorëzimit për studentët e kurorëzuar.
Shërbimi studentor kërkesat për ndarje të kuponit me vlerë-vauçer me dokumentacionin e dorëzuar i përpunon në formë elektronike të dhënat nga kërkësa dhe në afat prej 3 ditëve nga skadimi i afati për aplikimit të studentëve përcaktuar me lajmërimin e shpallur nga Ministria e Shoqërisë Informative dhe Adminstratës i dërgon në Ministri të Arsimit dhe Shkencës dhe aplikacioneve iu shton edhe:
-      Vërtëtim për statusin e studentit, që dëshmon se në vitin 2014/15 studenti është në studime të regullta për herë të parë në vitin e tretë të studimeve i regjistruar deri me 15 nëntor 2014 në ciklin e parë të studimeve
-      Vërtetim që dëshmon se në vitin akademik 2014/15 studenti është në cilin do qoft vit të studimeve i regjistruar deri me 15 nëntor 2014 në ciklin e parë të studimeve (për studentët e evidentuar si persona me nevoja të posaçme)
Kuponat  me vlerë-vauçerat do të jenë për një përdorim dhe do të shfrytëzohen për pjesëmarje për blerje të tablet kompjuterit me tastierë externe.
Studentët ë regjistruar në Tetovë dokumentacionin duhet ta dorezojnë në Shërbimin Studentor, ndërtesa 802, sporteli 1,2 dhe 3.
Studentët e regjistruar në Shkup dokumentacionin duhet ta dorëzojnë Shërbimin Studentor në Shkup.
Dokumentacioni për vauçer  duhet të dorëzohet deri me 28 prill 2015.
Për detaje mund të informoheni në veb faqen www.mioa.gov.mk/vaucheri dhe në telefonat për kontakt 02 3200893, 02 3200 933 dhe 02 3200935.
 
 

Category

Undergraduate

Expires

 

Rating (0-5)

Item is currently unrated.

Number of Ratings

0

Language

AL
Approval Status Approved
 

Attachments

Created at 4/10/2015 4:24 PM by Zeqirja Tairi
Last modified at 4/10/2015 6:33 PM by Zeqirja Tairi